“E di, të kam lënduar”- Pasi i kërkon falje publike Kim Kardashian për deklaratat tronditëse, Kanye West shkon në spital psikiatrik por …
Kanye West ka shkuar në një spital psikiatrik në Wyoming pas deklaratave tronditëse që bëri ndaj bashkëshortes së tij Kim Kardashian dhe vjehrrës Kris Jenner.
Reperi i kërkoi falje Kim Kardashian në një postim në Twitter ku i kërkonte falje për deklaratat ku pretendoi se bashkëshortja e tij dhe vjehrra tentuan që ta mbyllin në çmendinë.
Sipas TMZ, reperi qëndroi në spitalin psikiatrik vetëm 10 minuta, pasi kishte shumë njerëz që prisnin në radhë dhe u largua papritmas.
Të afërmit e tij siguruan që një ambulancë të shkonte në fermën e Kanye West për ta marrë, por mjekët u larguan pasi përcaktuan se ai nuk ishte në rrezik.
“Doja t’i kërkoja falje bashkëshortes sime që bëra publike një çështje private. Nuk arrita që ta mbuloj atë, siç ajo ka bërë me mua. I them Kim se e di që e kam lënduar. Të lutem më fal. Faleminderit që ke qenë gjithmonë atje për mua,”– shkroi ai.
Pak ditë më parë reperi bëri publike detaje intime rreth marrëdhënies së tij me bashkëshorten Kim Kardashian.
Madje foli edhe për vendimin e yllit të televizioneve për të mos abortuar vajzën e tyre të parë North, pas kërkesës që Kanye i bëri për ta hequr foshnjën.
Sjellja e tij ngjalli shqetësimi për gjendjen mendore të reperit, i cili është diagnostikuar me çrregullim bipolar në vitin 2016.
Kim Kardashian foli për shëndetin mendor të bashkëshortit të saj në një postim në Instagram, ku e mbrojti reperin.
“Kushdo që ka një person të dashur me çrregullim bipolar e di sesa e dhimbshme dhe e ndërlikuar është ta kuptosh”– shkroi ajo. “Asnjëherë nuk kam folur publikisht sesi ka ndikuar tek familja jonë pasi dua të mbroj fëmijët tanë dhe të drejtën e Kanye për privatësi kur bëhet fjalë për shëndetin e tij mendor.”
/Panoramaplus.al