“E dhimbshme”, Ricky Martin flet për herë të parë pas akuzave për incest
Ricky Martin ka folur për herë të parë mbi akuzat për marrëdhënie seksuale me nipin e tij 21-vjeçar dhe përndjekje. Këngëtari, në një video të publikuar në “TMZ”, i përshkroi dy javët e fundit si “të dhimbshme”.
Të enjten, një gjykatës shfuqizoi një urdhër mbrojtjeje pasi 21-vjeçari tërhoqi mbrapsht deklaratën.
Në video, Martin sqaron se e ka të nevojshme të flasë, diçka që nuk e bënte dot më parë sepse nuk e lejonte një ligj i Puerto Rikos, sipas të cilit ishte e nevojshme prania e një gjykatësi.
“Faleminderit Zotit që u provua falsiteti i këtyre akuzave, por do t’ju them të vërtetën. Ka qenë e dhimbshme. Ka qenë shkatërruese për mua, familjen, miqtë e mi, nuk ia uroj askujt”.
Mes të tjerash, ai iu drejtua akuzuesit të tij, duke i thënë: “I uroj më të mirat dhe të gjejë ndihmën e duhur që të nisë një jetë me dashuri, vërtetësi e gëzim që mos të lëndojë askënd tjetër”.
Ricky shton se terapia e tij do të jetë muzika dhe skena, në të cilën do të gjendet shumë shpejt, jo më larg se këtë fundjavë në Hollywood Bowl.
Artisti ka mohuar fort deklaratat e nipit dhe avokatët shprehen se ky i fundit ka probleme mendore, që besojnë se janë shkaku i këtyre akuzave./tvklan.al