E dhimbshme/ Gent Zenelaj humb të atin
Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Gentian Zenelaj ka dhënë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të të atit, Rexhep Zenelaj, njeriu më i shtrenjtë për artistin. Genti njofton se babai i tij ka humbur jetën pas një beteje të gjatë me Covid-19 dhe falenderon të gjithë për ngushëllimet.
“Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen sot nga jeta të babait tim Rexhep Zenelaj, pas një beteje të gjatë me Covid 19. Ju falenderoj nga zemra për çdo mendim dhe ngushëllim që kam marrë nga ju. Zoti ju bekoftë! Varrimi zhvillohet nesër në orën 13:00 në Shëngjin”-shkruan Genti.