E detyruan të konsumonte drogë dhe më pas e përdhunuan, detajet e ngjarjes në Vlorë, 26-vjeçarja u gjet pa ndjenja në rrugë nga policia

26 vjeçarja është gjetur në rrugë pa ndjenja mëngjesin e të shtunës nga policia. Policia ka arrestuar 2 shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi akuzohet se dyshohet të kenë detyruar të përdorë lëndë narkotike dhe më pas kanë abuzuar seksualisht me të me dhunë.

Kjo referuar komunikatës së Policisë. Sipas bluzave të bardha, vajza ka qëndruar pa ndjenja për disa orë në spital, më pas është përmendur. Aktualisht vajza vijon të qëndrojë në reanimacion. Gjendja e saj shëndetësore është më stabël, por vijon të jetë në shok.

Policia pritet të marrë një tjetër deklaratë të saj pasi të përmirësohet. Burime thonë se të rinjtë kanë qenë duke festuar daljen nga burgu të një prej shokëve të tyre. Kanë qenë nën efektin e drogës, kanë detyruar vajzën të përdor drogë e më pas dyshohet se kanë abuzuar seksualisht. Më pas nuk dihet se si vajza ka përfunduar pa ndjenja në rrugë.

Komunikata e policisë: DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit O. T., 31 vjeç dhe A. C., 28 vjeç, si dhe vijon puna për kapjen e shtetasit G. M., 32 vjeç, të tre banues në Vlorë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë nxitur një 26-vjeçare, që të përdorë lëndë narkotike, dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.