E dënuan pasi prezantoi Festivalin e 11-të, Bujar Kapexhiu rikthehet në skenën e madhe pas 50 vitesh
Bujar Kapexhiu, drejtuesi i Festivalit të 11-të të Këngës në RTSH, është rikthyer në skenën e madhe të këtij Festivali, 50 vite pasi u dënua pikërisht për shkak të frymës që ai dhe një pjesë tjetër e ekipit realizues, përcollën asokohe.
Për të përkujtuar drejtuesit e asaj kohe që u dënuan nga regjimi komunist, Kapexhiu prezantoi duetin e fundit të kësaj mbrëmje magjike, një këngë të festivalit të 11-të, “natën vonë”, të këngëtares Vaçe Zela, që u risoll në skenë nga Elhaida Dani dhe Gjergj Kaçinari.