E dëgjuat “So tu ma ni”? Dylan publikon projektin e ri muzikor, dhe kënga bëhet virale!
Këngëtari i njohur shqiptar, Dylan publikoi mbrëmjen të premtes projektin e tij më të ri muzikor , që titullohet “So tu ma ni”, produksion i label-it “New Global Music”.
Në këtë projekt, këngëtari vjen edhe si kantautor, ndërkohë që bëri përshtypje kënga dhe klipi shumë i bukur, që u mirëpritit menjëherë nga fansat e artistit, dhe madje është bërë virale. Ky projekt i Dylan vjen pas “Shotgun”, kënga që u punua nga Darko Dimitrov, ndërkohë teksti u shkrua nga Rozana Radi & Dylan.
Dilan Reka ka qenë finalist në “X Factor Albania 4”, ndërkohë që ka marrë pjesë në “Festivalin e Këngës” dhe “Këngën Magjike”. Dylan ka filluar të merret me muzikë që fëmijë, ndërkohë dalja e tij e parë shënon në festivalin “Çelësi i Artë”, i vlerësuar me “Çmimin e publikut”. Ai ka qenë pjesëmarrës në “Festivalet e Fëmijëve” në Shkodër, Tiranë dhe Shkup, ku është vlerësuar me çmime të para. “So tu ma ni””, pason disa nga projektet e tij muzikore, si; “Si Luani Do Të Bëhem”, “Sa Më Mungon”, “Si Një Zjarr Vjen Ti”, “Buzëqesh”, “Naked”, “Mos Harro”, “Fixim”, “Chaparrita”, “Ça I Bone Vetes”, “Karma”, “A Mjaftoj Unë Pa Ty”, etj.
Pas lançimit të projektit, Dylan është shprehur se nën menaxhimin e labelit “New Global Music”, synon të depërtojë tashmë në tregun ndërkombëtar të muzikës. Labeli muzikor “New Global Music”, menaxhon artistët nga ana muzikore, videoklip, koncerte dhe gjithçka i duhet një artisti, CEO i të cilit ka vite që bashkëpunon me tregun jashtë Shqipërie, dhe është një label i ri pro artistit.