E dashuruar kokë e këmbë me Luizin, Kiara: Le të vijë ylli i botës, nuk imagjinoj mashkull tjetër veç teje

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë një nga çiftet më të dashur të momentit në Shqipëri. Çifti janë mjaft të komentuar jo vetëm në media sociale, por edhe në tavolinat mes miqve ku diskutohet rreth këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP.

Dyshen i kemi parë shpeshherë shumë romantikë, teksa ditët e fundit nuk kanë munguar as debatet mes Luizit dhe Kiarës, duke përdorur edhe fjalë që i kanë lënduar njëri-tjetrin. Por, një natë më parë, teksa po luanin me të gjithë banorët me lojën me pyetje dhe dënime, moderatorja është shfaqur mjaft romantike.

Luizi e ka pyetur Kiarën nëse ajo e imagjinon veten me një mashkull tjetër veç atij, teksa përgjigjja e Kiarës ishte e menjëhershme dhe ajo nuk ngurroi të jepte përgjigjen që ajo ndjente. Ajo tha se jo, sikur tek ajo të shkonte edhe ylli i botës, nuk do e linte Luizin.

“Jo. Le të vijë ylli i botës…” – tha Kiara. Një përgjigje që ka lumturuar pa masë Luizin, i cili nuk e la që ajo të mbaronte fjalinë dhe shkoi menjëherë t’i dhuronte një puthje.