“E dashura e tij na gjeti bashkë në krevat”, Ajsi Xhaxhaj tregon momentin e vështirë
“Një jetë me ty” është filmi më i ri shqiptar, që do të shfaqet në kinema ditën e nesërme. Ai flet për martesën, ku një qendër ka një çift dhe problematikat e tyre të përditshme.
Aktorja kryesore është Ajsi Xhaxhaj, e cila e ftuar në “ABC e Mëngjesit” ka treguar për publikun disa nga prapaskenat e filmit.
Ndër të tjera, ajo ka rrëyer momentin më të vështirë, teksa po xhironin një skenë “të nxehtë” me aktorin, Dritan Arbana dhe e dashura e tij i gjeti në krevat.
“Ne e kemi bërë intensivisht filmin, e kemi xhiruar të gjithin brenda dy javesh. Kemi pasur edhe pak vështirësi. Unë me aktorin kryesor,
Dritan Arbana kemi një lloj skene në krevat nuk është se zhvillohet procesi thjesht lihet të kuptohet. Kjo pjesë është xhiruar në një dhomë shumë të vogël, ku Tani jetonte me të fejuarën e tij aktuale. Ajo vjen në ato momente dhe na sheh ne, Tani ishte poshtë meje, Jona thotë: ‘Uaa ca bëhet këtu’. ‘Zemër është magjia e kinemasë kjo’, thotë tani”, u shpreh Ajsi.