E dashura e Ledri Vulës pranon ndërhyrjen në fytyrë

Sara Hoxha është kthyer në një nga personazhet më të komentuara të showbiz-it shqiptar, pasi lidhja e saj me Ledri Vulën u bë publike.
Ajo është shumë aktive në profilin e saj në Instagram, ku së fundmi ka publikuar një foto të vetën. Por me një koment që ka lënë, Sara ka lënë të kuptohet se mund të ketë kryer një ndërhyrje estetike në fytyrë.
Një fans i Sarës ka vënë re ndryshimin e saj dhe i ka komentuar “Ke bërë buzët se s’ka mundësi?”, ndërsa Sara i shkruan: “E mo mirë se s’ka ndonjë gjë të keqe!”, duke lënë të nënkuptohet se mund të ketë fryrë buzët.