E dashura e Klinton Zeqirajt shpallet “Miss Golden Girl”; gazetari bën dedikimin e ëmbël!

E dashura e Klinton Zeqiraj, Ekaterina Dubenik, përfaqësoi Bjellorusisë në “Miss Globe 2022’, ku arriti të kurorëzohej si “Miss Golden Girl”, (Vajza e Artë).

Një çmim shumë i rëndësishëm ky që gëzoi pamasë jo vetëm bukuroshen bjelloruse por edhe partnerin e saj shqiptar, gazetarin e njohur Klinton Zeqiraj.

Ky i fundit ka publikuar në rrjetin e tij social disa nga momente nga konkursi i bukurisë dhe krah tyre ka bërë një dedikim shumë të bukur për të dashurën e tij.

“Miss Golden Girl @ekaaaterinas ❤️ Jam i lumtur që pate këtë eksperiencë dhe që e shijove deri në fund ke shkëlqyer mbrëmë në skenë. Me mirësinë, fisnikërinë dhe bukurinë tënde të pastër dhe pa filtra ke fituar zemrat e shumë njerëzve dashamirës. Faleminderit të gjithëve ju miq, shok, koleg, të njohur dhe të panjohur për mbështetjen që keni bere ndaj Kaltërinës. Im so happy for you my love. You are the queen“, ka shkruar ai.

Kujtojmë që dyshja prej dy vitesh po jetojnë një histori të bukur dashure, nga ku bukuroshja bjelloruse prej një viti është shpërngulur në Shqipëri dhe po bashkëjeton me njeriun e saj të zemrës.

Veç marrëdhënies së tyre shumë të mirë, spikat edhe ajo e mamasë të Klintonit me nusen. Ato ndajnë vazhdimisht momente shumë të bukura nga marrëdhënia e tyre edhe me ndjekësit në Instagram.

Bordo