E dashura e Feros nuk përmbahet në publik, poston videon e reperit

Që pasi lidhja e tyre u bë publike, Arbenita Ismalji dhe Fero nuk kanë ndërmend të fshihen më. Sa herë që janë pranë njëri-tjetrit, ato publikojnë gjithmonë foto në ‘Instagram’ dhe sigurisht nuk mungojnë dedikimet romantike.

Fero-2

Së fundmi, Arbenita ka treguar se është një mbështetje e madhe e Feros gjatë koncerteve të tij. Modelja ka publikuar një video në ‘Instastory’ ku duket pranë partnerit të saj, teksa ai performon në skenë dhe i gjithë publiku këndon pas tij. “Mbreti i vendit tim, sepse të gjithë e njihni mbretëreshën”, ka shkruar ajo, duke iu referuar vetes dhe reperit.

Fero-1

Kujtojmë se gjatë një interviste, Fero nënkuptoi se lidhja e tij me Arbenitën ishte diçka serioze, edhe pse ndodhen larg njëri-tjetrit, shkruan Who.