E dashura e Brad Pit nxjerr në pah format seksi! Tregon edhe një herë ngjashmërinë e jashtëzakonshme me Angelina Jolie

E dashura e re e Brad Pit, Nicole Poturalski, është cilësuar si “sozia” e Angelina Jolie dhe ka vendosur që ngjashmërinë mes të dyjave të na e tregojë edhe një herë.

Sipas “Mirror”, 56-vjeçari Brad e ka parë për herë të parë modelen gjermane në restorantin e bashkëshortit të saj.

Më pas, aktori dhe 27-vjeçarja kanë nisur romancën e tyre. Një muaj më parë ata shkuan në shtëpinë e Brad në jug të Francës, aty ku aktori dhe Angelina u martuan, për të kaluar disa ditë të qeta dhe larg njerëzve.

Nicole është thuajse identike me ish-bashkëshorten e Brad, 45-vjeçaren Angelina Jolie, dhe mesa duket, ka vendosur ta theksojë këtë sërish.

Ajo ka postuar në Instagram disa foto, ku nxjerr në pah barkun e sheshtë dhe muskujt e tonifikuar.

Nicole është nënë e një djali dhe është raportuar se ka një martesë të hapur.

Brad dhe Angelina u divorcuan në vitin 2016, por ende vazhdojnë seancat gjyqësore për të marrë kujdestarinë e gjashtë fëmijëve që kanë bashkë.

Ndërkohë, Angelina është e shqetësuar për lidhjen e re që Brad ka krijuar, jo për shkak të xhelozisë, por sepse frikësohet për fëmijët e saj.