E dashura 23 vite më e re e Leonardo DiCaprio-s tregon linjat e mrekullueshme trupore nga pushimet me aktorin e Hollywood-it
E dashura e Leonard DiCaprio-s, Camila Morrone ka treguar linjat perfekte trupore në imazhet e fundit të publikuara në rrjete sociale.
Modelja dhe aktorja amerikane merret me sërf, sport që e ka ndihmuar të qëndrojë në super formë, shkruan “The Sun”.
23-vjeçarja shihet në plazh teksa takohet me partnerin e saj 46-vjeçar për të kaluar kohë së bashku në Malibu, Kaliforni, këtë javë.
Leo dukej shumë i lumtur teksa shihte të dashurën duke “kapur” disa dallgë.
Dyshja kanë tre vite që janë bashkë dhe po shijojnë historinë e tyre të dashurisë, e cila nisi në 2017-ën.
Pavarësisht 23 viteve diferencë mes tyre, Camila dhe Leonardo kanë arritur të kalojnë çdo pengesë për të qenë në krahët e njëri-tjetrit.
Tashmë ata bashkëjetojnë dhe kanë adoptuar edhe dy këlyshë të vegjël.