
“E bukura e dheut”, Rudina Dembacaj publikon foto me bikini
Ajo është një prej figurave më të njohura të ekranit shqiptar. Është fjala për aktoren e humorit, Rudina Dembacaj, e cila është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”.
Ditën e sotme, Rudina ka publikuar një fotografi ku shfaqet me bikini dhe krahas saj shkruan: “E bukura e dheut”.
Shkrimin e ka shoqëruar edhe me një emoji duke qeshur me lot, pasi në foto moderatorja shfaqet duke u shtrembëruar.
Kjo foto ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente, ku disa fansa i shkruajnë se sado që të mundohet të shtrembërohet, ajo sërish është e bukur.