“E bukura e dheut” që dashuron Gaz Paja s’është shqiptare, njihuni me rusen e tij
Aktori i humorit Gazmend Paja tregohet paksa i rezervuar për sa i përket jetës së tij private.I njohur për disa karaktere të spikatur në spektaklin e humorit “Portokalli”, Gazi ka hapur zemrën sot për drejtuesit e “Wake Up” në “Top Channel”, Oriela Nebiajn, Eno Popin e Isli Islamin. Ai ka folur për bionden e bukur,me të cilën doli për herë të parë në public në dasmën e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt. Pas publikimit të këtij lajmi nuk munguan thashethemet se çifti ishte parë duke pushuar në plazhet e vendit. Po kush është biondja, me të cilën Gazi ka rënë në dashuri? “Simpatike, e bukura e dheut. Është bionde, e gjatë, e buzëqeshur, elegante, pozitive, i qeshin syçkat kur shikon Gazin!”, u shpreh aktori sot për moderatorët e “Wake Up”. Nuk kemi akoma as bashkëjetesë, as unazë. Jemi në procesin e njohjes, mirë po shkon. Unë jam tip impulsiv, ajo është ndryshe, që është diçka shumë e mirë… Ndihem mirë, është një vajzë që më fal qetësi, është shumë e sjellshme, e dashur, korrekte, më bën të ndihem shumë mirë”, tha Gazi ndër të tjera duke lënë mister identitetin. Sipas burimeve të “Story.al” flitet se vajza në fjalë nuk është shqiptare, por është një vajzë nga Rusia. Nuk dihet se ku e ka njohur ekzaktësisht Gazi femrën e ëndrrave.