E bukur pa ‘make up’, mëso si t’ia dalësh!

Pjesa më e madhe e femrave përdorin pothuajse çdo ditë produkte kozmetike për t’u dukur sa më bukur. Megjithatë nëse nuk dëshironi që t’i përdorni gjithmonë këto produkte, ka disa mënyra që do t’u ndihmojnë të dukeni bukur edhe nëse nuk përdorni ‘make up’.

1. Përdorni gjithmonë krem kundra diellit – 15 minuta përpara se të dilni nga shtëpia aplikoni në fytyrë kremin që u mbron nga dielli.

2. Përdorni krem me ngjyrë kundra tharjes së lëkurës – Nëse mendoni se fytyra juaj duket shumë keq, mund të përdorni një krem me ngjyrë për të mbuluar pjesët që nuk u pëlqejnë.

3. Ujë të nxehtë me limon – Pini ujë të nxehtë me limon çdo mëngjes. Ky ritual do t’u ndihmojë të largoni toksinat dhe të pastroni trupin. Në këtë mënyrë lëkura juaj do të shkëlqejë më shumë.

4. Përdorni ‘scrub’ – ‘Scrub’-i do t’ju ndihmojë të pastroni qelizat e vdekura të lëkurës dhe poret e mbyllura. Në bazë të llojit të lëkurës, mund ta bëni këtë gjë 2-3 herë në javë.

5. Qëndroni gjithmonë të hidratuara – Për të pasur lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim sigurohuni që jeni gjithmonë të hidratuara. Pini sa më shumë ujë gjatë ditës. /Who