E bujshme nga Italia/ Igli Tare pranë “divorcit” me Lacion, gati të jetë pjesë e FSHF-së. Zbulohen skenaret e mundshëm
Një lajm i bujshëm vjen nga Italia, Igli Tare është pranë “divorcit” nga Lacio dhe po mendon seriozisht që të marrë një pozicion në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, thuhet se ka dy skenare për ish-sulmuesin e Kombëtares.
E para të vijë në Shqipëri për të marrë një rol të rëndësishëm në FSHF dhe e dyta të shkojë në Bundesligën gjermane aty ku ka luajtur si futbollist.
Pas tij si drejtor sportiv janë duke e ndjekur, Frankfurt, Bajer Leverkuzen dhe Lajpcig.
E gjithë kjo situatë vjen pas kaosit të krijuar te Lacio mes presidentit Lotito, trajnerit Mauricio Sarri dhe vetë Igli Tares për merkaton e skuadrës.