E BUJSHME/ Lëvizje surprizë, Armando Broja dhe Kristiano Ronaldo mund të bëhen shokë reparti në janar

Mançester Junajtid mund të detyrohet t’i paguajë Kristiano Ronaldos 10 milionë paund në rast se e prish kontratën në mënyrë të njëanshme në janar.

Sulmuesi u përjashtua nga ndeshja e fundit me Çelsin, pasi refuzoi që të hynte në fushë nga stoli në minutat e fundit kundër Totenhemit.

“The Sun” raporton se ajo mund të ketë qenë ndeshja e fundit e portugezit në “Old Trafford”. Por nëse klubi vendos që t’i prishë kontratën në 6 muajt e fundit të saj, atëherë ata duhet t’i paguajnë çdo qindarkë të rrogës 37-vjeçarit.

Ronaldo do të paguhej me rreth 9.6 milionë paund rrogë deri në qershor, pa përfshirë bonuset e kontratës së tij për çdo vend klasifikimi në Premier Ligë apo trofe të mundshëm të fituar.

Por Mançesteri ka hapësirë juridike për të shpëtuar kostot e shtuara, gjithnjë në rast se nuk vendos të prishë në mënyrë të njëanshme kontratën me 5 herë fituesin e “Topit të Artë”.

Ekziston gjithashtu mundësia për ta lënë të lirë lojtarin për t’iu bashkuar një skuadre tjetër me parametër zero, ose ndoshta edhe paguar diçka, një opsion që “Djajtë” nuk e pranuan në merkaton e verës. Hierarkia e Mançester Junajtidit këmbënguli se lojtari, i cili dëshironte dëshpërimisht që të luante në Champions këtë sezon, nuk do të lejohej që të largohej të paktën për një shifër më të ulët se 20 milionë paund.

Por tani që ekziston mundësia që ai të largohet për asnjë qindarkë dhe me raportin e krijuar mes tij dhe trajnerit Ten Hag, klubi është gati ta sakrifikojë lojtarin.

Kristiano, i cili do të jetë 38 vjeç në shkurt, mund të vendosë të provojë edhe aventurën amerikane.

Inter Majemi i Bekhamit dëshiron të firmosë me të. Por pavarësisht se ata kanë besim se mund ta gjejnë akordin me lojtarin, çmimi i kartonit të Junajtidit mund ta bënte të vështirë operacionin.

“The Times” raportonte dje se Çelsi do të rishikojë mundësinë për ta transferuar, ashtu siç pronari Tod Bohli bëri në verë. Atëherë ai gjeti refuzimin e trajnerit Tomas Tuhel.

Por amerikani e shkarkoi gjermanin dhe trajneri i ri, Graham Poter, mund të ketë tjetër mendim për një operacion të tillë.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO