E bujshme, Florent Hasani shumë pranë kalimit në Turqi
Në sfidën me dinamon, Florent Hasani shënoi një gol me penallti, ndërsa fitoi edhe një 11 metërsh. Për lojtarin, me shumë mundësi këto janë ditët e fundit si “bardheblu”, pasi futbollisti është në prag largimi nga Tirana.
E ardhmja e Hasanit lidhet ngushtë me Kampionatin turk dhe më konkretisht me një prej ekipeve të Stambollit, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, por pritet që gjithçka të mbyllet deri ditën e enjte.
Sezonin e shkuar Hasani ishte një nga lojtarët më të mirë të “bardhebluve”, duke shënuar 19 gola në kampionat, Kupë dhe Superkupë. Në krahun tjetër, largimi i “bomberit” lë një gropë të madhe në sulm, pasi duhen golat e tij që sezonin e shkuar çuan ekipin në majën e Superiores. /i.m /abcnews.al