E bija i nxori foton duke qarë teksa shembej Teatri, aktorja mes dhimbjes: Çfarë do t’i themi studentëve, të rinjve që kanë një ëndërr?
Mes lotesh ka qene dje aktorja Ermira Gjata, e fotografuar me nje pamje dhimbjeje te madhe te fytyre, dje, teksa iu vu rruspa dhe u hodh pertoke Teatri Kombetar.
Ka qene e bija e saj, njohur nga te gjitha si Zhaku, ajo qe postoi foton duke treguar me nje shenim ne rrjetet sociale se mengjesi i se dieles nisi me te qare.
E emocionuar dhe me një dridhje të zërit Gjata u shpreh se me atë vendim ditën e djeshme janë shembur rrënjët e identitetit.
“Kur pashë që fadroma po shembte Teatrin edhe tani kur e kujtoj emocionohem. Çfarë do t’i themi studentëve, të rinjve që kanë një ëndërr? Atyre që duan të bëhen aktorë? Edhe pse ata e dinë që në këtë Shqipëri është e vështirë të bëhesh aktor dhe pavarësisht kësaj kanë zgjedhur të ndjekin këtë rrugë. Atyre që u kam thënë që është tempull më i shenjtë i aktorëve, ajo godinë mbart rrënjë të identitet shqiptar, një kulturë e trashëguar prej 70 –vjetësh. Arroganca e këtyre njerëzve dërrmon çdo lloj emocioni dhe nuk duan tja dinë fare. Akoma shpresoj se mund ta rikonstrukturojnë”, u shpreh Gjata, ne nje intervistë për “ABC e Mëngjesit”.