“E bëri të varur ndaj drogës dhe e çoi drejt vetëvrasjes”- Futet në burg aktorja e njohur e Bollywood, disa muaj pas vdekjes së të dashurit

Aktorja e Bollywoodit, Rhea Chakraborty është futur në burg me akuzën se ka blerë drogë për të dashurin e saj, aktorin Sushant Singh Rajput.

34-vjeçari u gjet i vdekur në banesën e tij në Mumbai më 14 qershor. Pas hetimeve, policia tha se aktori kishte vrarë veten.

Megjithatë, familja e tij ngriti padi ndaj të dashurës së tij, Rhea Chakraborty është duke e akuzuar atë se “e mbështeti për të vrarë veten”.

Ajo i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e familjes së 34-vjeçarit të ndjerë.

Vëllai i Chakraborty, Showik dhe ish-menaxheri i Rajput, Samuel Miranda, gjithashtu u arrestuan javën e kaluar.

Të tre akuzohen se financuan blerjen e drogës që konsumonte aktori Rajput.
Çështja është e lidhur me hetimin për vdekjen e tij.

Chakraborty dhe Rajput filluan të takoheshin në verën e vitit 2019 dhe filluan të jetonin së bashku në dhjetor.

Më 8 qershor, një javë para vdekjes së Rajput, aktorja shkoi të qëndronte me prindërit e saj dhe nuk ishte në shtëpi kur ai vdiq.

Pas vdekjes së tij, mediat raportuan se ai po përballej me probleme të shëndetin mendor.

Por brenda disa ditësh, fokusi u zhvendos tek 28-vjeçarja, e cila u gjend mes një stuhie akuzash, teorish konspirative, thashethemesh dhe akuzash të pakonfirmuara.
Gjithçka nisi pasi babai i Rajput ngriti një padi ndaj saj.

Ai mohoi lajmet se djali i tij kishte probleme të shëndetin mendor dhe akuzoi aktoren se kishte vjedhur paratë e Rajput.

Chakraborty është quajtur me emra të ndryshëm në rrjetet sociale si “gjuetare pasurie” dhe akuzohet se bëri Rajput të varur nga droga duke e çuar drejt vetëvrasjes.

Por aktorja i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj saj duke i kërkuar edhe Ministrit të Brendshëm, Amit Shah një hetim të drejtë mbi vdekjen e Rajput.

/Panoramaplus.al