E bëri gati pak kohë para se të ndërronte jetë, e motra publikon këngën e fundit të Ergi Dinit (video)

Është publikuar ditën e sotme kënga e fundit që Ergi Dini realizoi pak muaj para se të ndërronte jetë. Motra e të ndjerit, Barbara Dini ka bërë me dije përmes një postimi në rrjete sociale se kënga mban titullin “Loco” dhe sapo është publikuar në kanalin e saj në Youtube.

“E publikojmë pikërisht sot duke qenë se ishte një material muzikor i përshtatshëm për stinën e verës! Jemi munduar të përshtatim diçka duke pasur mungesë materialesh filmike të tij për ta shoqëruar dhe duke pasur parasysh faktin që shumë nga ju e deshët pafund dhe do donitë të dëgjonit diçka të re nga AI!“, ka shkruar Dini.

Për klipin janë përdorur pamje nga pjesëmarrja e tij në X Factor. Kujtojmë që Barbana publikoi në 2019-ën “Ku je”, duetin e tyre të lënë pezull. Ergi Dini ndërroi jetë tragjikisht në nëntor të 2016-ës pas një aksidenti me motor në Tiranë.