E ardhmja e AI, SHOKON eksperti i IT-së: Mund të blesh një të dashur virtuale…

I ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë eksperti i IT-së, Ardit Gavani. Ai ka diskutuar më shumë mbi varësinë ndaj ChatGPT. Cilat janë rreziqet që vijnë realisht nga AI?

Eksperti madje ndau dhe një detaj interesant, mundësinë që inteligjenca artificiale të jep për të pasur një të dashur virtuale:

Këto pajisje, software, do të jenë shumë të avancuara, do kenë mundësi të zëvendësojnë edhe psikologun. Madje kanë dalë dhe versionet e para, është një website stupid.ai, që ndoshta po bëj keq që po ia tregoj njerëzve, është një website që ti mund të blesh një version digjital të të dashurës online.

E paguan për 5-6 dollarë dhe njëra është për shembull vajzë studioze, tjetra ka qejf që të dalë në party, e të tjera. Dhe gjëja që ndodh është që ti je në punë dhe ajo të shkruan: “Hey, zemër çfarë po bën? Si po të shkon puna?” Dhe ti i flet, i çon një foto. Të thotë për shembull: “Më dërgo një selfie”. Ti e dërgon, e lexon selfie-n tënd dhe të kthen mbrapsht një selfie. Bëhet gjenerim imazhi direkt dhe je komplet sikur je i lidhur. /TAR/

liberale.al