E akuzuan se tradhtoi burrin me një boksier/ Dajana Shabani reagon: “Merret avokatja ime me ju!”
Moderatorja Dajana Shabani është revoltuar me disa media që e akuzojnë për tradhti bashkëshortore! Pak kohë më parë, ajo deklaroi se ishte divorcuar nga partneri me të cilin ka dhe një vajzë! Më pas Dajana njoftoi se ishte ridashuruar dhe disa portale shkruajtën se tradhtia e saj ishte bërë shkas për ndarje!
Në artikujt dedikuar moderatores thuhej se ajo ka tradhtuar bashkëshortin pasi u lidh me një boksier. Kaq mjaftoi që Dajana të kontaktojë avokaten për t’ia lënë drejtësisë në dorë këto shpifje!, shkruan Faxëeb. “S’kam tradhtuar askënd, dhe s’dini asgjë për jetën time! Nga sot merret avokatja ime!”, shkruan Dajana Shabani në rrjete sociale.