E akuzuan se nuk di të bëjë këngë, kundërpërgjigjet Ghetto Geasy!

Ditën e djeshme, Ermal Fejzullahu bashkë me Ghetto Geasy dhe Majk publikuan këngën e tyre më të re “Para Para”. Të tre janë shumë të pëlqyer nga publiku, por ndryshe nga ç’u priste pati shumë kritika nga ndjekësit e tyre.

Kënga ju duket shumë përsëritëse dhe e ngjashme me të tjera, asgjë e veçantë që mund të pritej nga një bashkim kaq i fuqishëm.

Sot, me anë të një postimi në Instagram ku ka shfaqur disa pjesë gjatë xhirimeve të klipit, Ghetto Geasy i është kundërpërgjigjur të gjithë kritikëve, duke u shprehur se mund të përshtasë zërin e tij sipas çdo lloj teksti që këndon.

Ai që repovat përmbi tarabuka

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy)

Top Albania Radio