E 5-ta në botë: Një tjetër arritje fantastike për Luiza Gegën, vajzën e rekordeve

Luiza Gega është një nga vajzat më të shpejta të botës pas performancës së suksesshme në garën 3000 metra me pengesa, ku u rendit e 5-ta në finalen e Botërorit të atletikës.

“Në pistë, Luiza sërish tregoi që është sportistja më e mirë shqiptare, duke dhënë kohën 9:10.04 dhe automatikisht rekord i ri kombëtar në këtë disiplinë. Madje Gega e ul rekordin me më shumë se 4 sekonda, çka do të thotë se koha e realizuar në Botëror është fantastike,” shkruan Olympic Albania.

Rekordi i mëparshëm në këtë disiplinë mbahej po nga Gega me kohën 9:14.29 dhe u vendos më 1 korrik në Lojërat Mesdhetare, Oran 2022.

“E 5-ta në botë! Rekord i ri kombëtar 9.10.04. Kjo foto thotë çdo gjë, jam kaq e lumtur,” – shkroi atletja në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luiza Gega (@luizagega)

Luiza, vajza e rekordeve që nisi të merrej me sport që në moshën 14-vjeçare, ishte mbajtësja e flamurit për Tokio 2020 së bashku me Briken Caljan. Ajo mbajti flamurin edhe në Rio 2016.

Anabelmagazine