Dyshon për atësinë e të birit, ish-mbreti i Malajzisë divorcohet nga mbretëresha e bukurisë (FOTO)
Sulltani Muhammed V i Kelantan është divorcuar nga bashkëshortja e tij, mbretëresha e bukurisë në Rusi, muajin e kaluar, në një ceremoni islame, të kryer pa dijeninë e saj.
“Daily Mail” shkruan se avokati i tij ka vënë në dyshime dhe pyet nëse ai është babai i vërtetë i djalit të tyre. Ndërsa nga ana tjetër, Oksana Veovodina ka publikuar në rrjetet sociale foto të birit, duke shkruar se “është krenare që rrjedh gjak malajzian në venat e djalit të saj”.
Pavarësisht se avokati ka konfirmuar ndarjen e tyre, 27-vjeçarja është shprehur se ky është një “provokim” dhe se ajo nuk është divorcuar nga sulltani Muhammed.
Madje Veovodina ka publikuar këtë javë një video romantike ku shfaqet së bashku me bashkëshortin e saj dhe duken mjaft të lumtur. Por nuk është e qartë se kur është realizuar kjo video.
Koh Tien Hua, i cili përfaqëson Sulltan Muhamedin V të Kelantanit, është shprehur se, “nuk ka prova ende se kush është në të vërtetë babai biologjik i fëmijës”.