Dyshoj se i dashuri më tradhëton. Si ta kap mat?
Përshëndetje psikologe Enertila
Jam një vajzë e dashuruar prej 2 vitesh. Kohët e fundit kam filluar të mendoj se i dashuri më tradhëton.Më vijnë lloj-lloj mendimesh në mendje. Nuk di si ta kuptoj dhe dua të qetësohem sadopak nga ato që mendoj. Si te mund ta bëj këtë gjë të lutem. Faleminderit nese më përgjigjeni.
Përshëndetje e lexuesja e Dritare.net
Tradhëtia është një akt privat për t’u fshehur jo vetëm nga partneri ,por edhe nga e gjithë shoqëria përreth. Ashtu si ka mënyra të ndryshme për tu bashkuar, ashtu ka mënyra të ndryshme për të tradhtuar .
Sigurisht që njerëzit e tradhtuar, por edhe tradhtarët, i bëjnë vetes shumë pyetje për të cilat nuk ka kurrë përgjigje dhe, sidomos, nuk ka nevojë të përgjigjesh, sepse asgjë nuk mund ta ngushëllojë të tradhtuarin dhe asgjë nuk mund t’ia heqë fajin tradhtarit .Shkaqet që çojnë në pabesi janë nga më të ndryshmet ndoshta se ka ardhur një dashuri tjetër që është më e fortë dhe na jep më shumë emocione . Dëshira dhe fantazi bëhen primare në tradhëti, ku gjehen risi, emocione.
Ne tradhtojmë sepse sot mund ta përballojmë dhe e konsiderojmë të drejtë, jo sepse dëshirat janë shtuar, por sepse mendojmë se mund të kemi lumturi më të madhe ose të paktën mund ta imagjinojmë.
Nëse një tradhti po ndodh kundër jush ju duhet të tregoheni e kujdesshëm duke u munduar të kushtoni vëmendje detajeve intime.
Zakonisht tradhtari është shumë i kujdesshëm se si të sillet në situata të caktuara, kështu që ku duhet t’i kushtoni vëmendje.Duhet të jesh e vemendshme nëse ai menjëherë fshin të gjitha mesazhet dhe postat elektronike të marra
Gjithashtu ai mund të regjistrojë emrin nën atë të një kolegu apo personi të njohur.
Ki kujdes nëse dhuratat rriten më shumë se zakonisht, mbase ai dëshiron që të falet për diçka Kushtojini vëmendje ndryshimeve të pamjes të cilat më parë ai nuk i jepte ndonjë rëndësi.
Tradhtia nuk është asgjë e re, por sot çiftet nëse qëndrojnë së bashku dhe tradhëtojnë sepse e duan dhe nëse marrëdhënia zgjat shumë vite, tradhtia bëhet edhe më e dhimbshme.Një tradhti bëhet tragjedi sepse rindez pasiguritë
Gjëja themelore do të ishte të konsideroni episodin e tradhtisë si një fazë të rëndësishme, edhe pse të dhimbshme, të çiftit.
Tradhtia nuk është gjithmonë një humbje , sepse pas saj ekziston nevoja për liri, pavarësi .Uroj shumë që të mos jetë asgjë e vërtetë nga ato që mendon dhe mendimet tuaja të vijnë duke u lehtësuar. Shpresoj që opinion im të mos u ngacmojë më tepër por t’u ndihmoje. Ju uroj gjithë të mirat./M.T-dritare.net