Dyshohet se vrau bashkëshortin e saj, reagon familja e dizajnerit nga Kosova: Rina është pjesë e familjes dhe…Si ndodhi ngjarja

Dy javë më parë, një tragjedi tronditi publikun shqiptar dhe më gjerë, teksa një dizajner nga Kosova i njohur me emrin Festim Isufi humbi jetën.

Ai u gjet pa shenja jete ku sipas mediave gjatë një përleshje me partneren e tij, ai goditi atë me thike dhe më pas veten.

Edhe pse partnerja e tij, Rina Maloku mori plagë të lehta dhe ja doli të shpëtoj, rrethanat e vërteta të ngjarjes mbeten ende të paqarta, pasi zëra thanë se Festimin mund ta kishte vrarë blegerja ku aludimi i parë binte poshtë menjëherë.

Mirëpo lidhur me këtë ngjarje ka reaguar për herë të parë njëri prej vëllezërve të dizajnerit, i cili shprehet se Rina mbetet pjesë e familjes.

Ai theksoi se familja nuk ka adresuar faj ndaj bashkëshortes së Festimit, Rinës, e cila vazhdon të konsiderohet pjesë e familjes.

Ne e dimë të vërtetën që ai ma nuk jeton, janë tu u marrë policia e prokuroria edhe besoj që shumë shpejt del rezultati. Familja nuk e fajëson Rinën edhe ne nuk e kemi fajësu kërkon se nuk e dimë çka ka ndodh, absolut është e pa vërtetë. Edhe sipas neve momentalisht Rina është pjesë e familjes tonë përderisa nuk ka diçka konkrete ajo ka me mete gjithmonë qashtu”, tha ai.

Lidhur më këtë tragjedi reagoi disa dite më parë  blogerja e cila i dha lamtumirën bashkëshortit të saj 34 vjeç përmes një postimi në Instagram.

Teksa ka ndarë një fotografi me të shoqin, ajo shkruan:

Prehu i qetë jeta jem, humbja jote e papritur na ka lënë me dhimbje të papërshkrueshme. Të dua e të kujtoj si njeri të mirë, të buzëqeshur siç ishe.”

Ky reagim i saj lë pas plot pikëpyetje se ç’mund të këtë ndodhur mes çiftit, prej të cilit erdhi kjo tragjedi.

Detaje nga ngjarja

Pas ngjarjes së rëndë brenda banesës, raportohet se blogerja ka arritur të dalë jashtë dhe të kërkojë ndihmë tek një klinikë dentare.

“E plagosura ka ardhur këtu duke kërkuar ndihmë”, tha deklaroi pronari i klinikës dentare për mediat e Kosovës.

Ndërkohë blogerja raportohet se ndodhet në gjendje stabël dhe nuk ka dëmtime serioze për jetën.

“Është trajtuar në Qendrën emergjente. Ajo është lëshuar në përcjellje të policisë, s’ka serioze asgjë”tha Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.

 Trupi i pajetë i dizanjerit është dërguar për ekspertizë mjekoligjore në Insititutin e Mjekësisë Ligjore.

“Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, dhe ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit,” thuhet në deklaraten e Prokurorisë.

Organi i akuzës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Festim Isufi në vitin 2020 ishte stilisti i parë shqiptar që prezantoi koleksionin e tij prej 20 veshjeve “Haute Couture” në Javën e Modës në Paris.

Kjo ndodhi në shtëpinë e Coco Chanel, ku kanë prezantuar koleksionet e tyre stilistët me të famshëm botëror. Koleksioni i tij solli ngjyra të qiellit, kryesisht të lehta, modele fustanesh mbrëmjeje apo të përditshme.

Kujtojmë se sfilata e veshjeve të tij u mbyll me fustanin magjepsës te nusërisë nën tingujt e këngës “Baresha” në kujtim të ikonës së muzikës sonë, Nexhmije Pagarusha, këngë kjo që emocionoi dhe çoi në këmbë të gjithë të pranishmit e huaj dhe shqiptarë.

Përveç stilistëve të huaj, në sfilatën e Isufit ishte edhe Agnesa Vuthaj dhe Orinda Huta, Ambasadori i Kosovës në Francë, Qendrim Gashi dhe bashkëshortja e tij Jeta Abazi Gashi.

panorama.com.al