Dyshohet se u vra nga i dashuri, publikohet rezultati i autopsisë së 22-vjeçares amerikane
Blogerja e njohur amerikane Gabby Petito ka ndërruar jetë nga mbytja. Në këtë përfundim ka dalë autopsia e kryer në trupin e 22-vjeçares.
Mjeku u tha gazetarëve në një konferencë shtypi se trupi i zonjës Petito u gjet në një kamp me shenja të mbytjes, por nuk dha specifika të tjera, raporton BBC.
Ai shtoi se nuk mund të zbulonte detaje të raportit të saj toksikologjik, por tha se ajo nuk ishte shtatzënë në kohën kur ka humbur jetën.
Kujtojmë se trupi i 22-vjeçares u gjet në fund të muajit shtator, teksa ndodhej në një udhëtim me të fejuarin e saj Biran Laundrie.
Pikërisht i riu konsiderohet dhe si personi që ka dijeni mbi këtë ngjarje. Ai është ende në kërkim dhe policia nuk ka asnjë dijeni mbi vendndodhjen e tij.