Dyshime për martesën sekrete të Gigi dhe Zayn
Ata u rikthyen në krahët e njëri tjetrit, po jetojnë bashkë dhe do të bëhen së shpejti prindër.
Fansat, janë më shumë se të bindur se Gigi dhe Zayn janë fejuar në fshehtësi të plotë.
Një javë pasi modelja dhe partneri i saj konfirmuan se bebushja do të lindë në shtator, këngëtari u shfaq me një tatuazh të ri, që thotë diçka.
Tatuazhi i ri është simboli i syrit të djallit dhe poezia e famshme e poetit Kahlil Gibran, dedikuar dashurisë dhe martesës.
Në disa prej vargjeve lexohet:
“Ju keni lindur së bashku, dhe së bashku do të jeni përjetë
Do të jeni së bashku kur krahët e bardhë të vdekjes do të shpërndajnë ditët tuaja.
Përgjithmonë, ju do të jeni së bashku edhe në kujtimin e heshtur të Zotit.
Por le të ketë hapësirë në bashkimin tuaj,
Dhe mes jush le të luajnë valle erërat e qiellit.
Duajeni njëri tjetrin, por mos bëni lidhje dashurie:
Por le të jetë ajo një det lëvizës, mes brigjeve të shpirtrave tuaj.
Mbushni kupat e njëri-tjetrit por mos pini prej një kupe…” Pra, Zayn dhe Gigi e kanë ndarë mendjen që gjithë pjesën tjetër të jetës duan ta kalojnë bashkë dhe nuk do të ishte asnjë habi nëse krejt papritur i tregojnë botës që janë martuar. Njerëzit janë të bindur që PO, por deri tani kjo është shenja e vetme që posedojnë. Një tatuazh që flet për bashkimin e përjetshëm dhe sekretin e martesës së lumtur.
Sidoqoftë, Zayn dhe Gigi janë më shumë se të lumtur dhe e gjithë vëmendja e tyre këto kohë është përqëndruar tek fillimi i jetës së re.