Dyshime në Për’puthen: Murati dhe Sindi njiheshin më parë!

Në puntatën e parë për këtë javë të Për’puthen janë hedhur hije dyshimi për Sindin dhe Muratin.

Pas transmetimit të takimit të dyshes, ka qenë Almendi ai që ka “akuzuar” Sindin dhe Muratin se njiheshin të dy para hyrjes në program.

“Absolutisht jo. Ai [Murati] më ka bërë vetëm një krehje dhe nuk jemi parë më. Pas kësaj nuk jemi takuar”, – është pëergjigjur Sindi. “Nuk e kam njohur më parë. Kam qenë kliente e tij, kam bërë një trajtim flokësh dhe kaq!”.

Sakaq, Almendi ka insistuar në faktin se të dy njiheshin dhe po bëjnë lojë në program.