Dy yje të tjerë shkëlqyen në tapetin e kuq të Oscars të veshur nga stilistë shqiptarë
Aktorja Tiffany Haddish ishte e ftuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars 2022”, një ditë më parë.
Audienca shqiptare vuri në dukje se fustani i saj ishte i njëjtë me atë që ka veshur aktorja Monika Lubonja në një nga netët e spektaklit të “Big Brother VIP”.
Fustani është stiluar nga stilisti Valdrin Sahiti, i cili ishte i përzgjedhuri nga aktorja e famshme.
Aktorja nuk ishte e vetmja që zgjodhi Sahitin për fustanin e saj në një nga mbrëmjet më të glamuroze të vitit në botë.
Ylli i Youtube që është pjesë e rretheve të Listës A të Hollivudit, Anastasia Karanikolaou zgjodhi Sahitin për fustanin e saj të mbrëmjes.
View this post on Instagram
Ndërkaq, modelja Jordyn Woods, e cila është edhe ish-shoqja e ngushtë Kylie Jenner, mori vëmendjen maksimale gjatë mbrëmjes, duke zgjedhur fustanin nga stilistja Fjolla Nila.
View this post on Instagram
Prive.al