Dy vite pasi u martuan në “Big Brother” dhe fitores së 100 milionëve, ndahen Fotinia dhe Danieli

Dy vite pasi u martuan “live” në “Big Brother 9” me bekimin e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, duket se çifti i famshëm Fotini dhe Daniel i kanë dhënë fund martesës. Çifti i njohur që arritën të fitonin këtë show dhe që u shpërblyen me 100 milionë, duket se pas shumë ndarjeve të vogla bazuar në lajmet që publikoheshin shpesh për ta, kësaj here i kanë dhënë fund vërtet.

Ka qenë vete Fotinia, e cila gjatë një turi që po bën në disa qytete të Italisë, ka lënë të kuptohet se ajo tashmë nuk është më nusja e Danielit. Në profilin e saj në “Instagram” ajo poston shpesh foto, ku shfaqet e vetme dhe po ashtu thënie, ku flet hapur se tashmë po shijon veten e saj, një zgjedhje e mirë pas një ndarjeje. Sipas burimeve pranë çiftit, mendohet se xhelozitë dhe mosmarrëveshjet i kanë çuar drejt ndarjes së pakthyeshme.

Fotoni-2

Çifti që i thanë ‘po’ njëri-tjetrit pasi u dashuruan gjatë 100 ditëve të qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother”, pas daljes nga shtëpia njoftuan se do të organizonin një ceremoni tjetër familjare dasme, ndërsa me paratë e fituara do të ngrinin biznesin e tyre. Ata prej kohësh kishin një profil të vetëm “Instragram”-i, ku ndanin momente nga bashkëjetesa e tyre në Tiranë.

Çifti që sfiduan dyshen tjetër, Olsi dhe Fiorentina, luajtën fort deri në momentin e fundit, duke rrëmbyer çmimin e madh. Ndërkohë, fansat vijuan të shfaqnin interes edhe për jetën e tyre në çift jashtë shtëpisë. Nëpërmjet rrjeteve sociale, Danieli dhe Fotinia tregonin vazhdimisht të përditshmen e tyre, duke i mbajtur fansat gjatë gjithë kohës të informuar mbi zhvillimet e reja. Por në periudha të caktuara, dyshja e famshme zhdukej tërësisht nga rrjetet sociale, duke i lënë të gjithë në pikëpyetje mbi të rejat rreth tyre, veçanërisht për dasmën e shumëpërfolur që pritej të zhvillonin pas asaj që u mbajt në brendësi të shtëpisë së “Big Brother”.

Fotoni-3

Kjo heshtje e tyre madje nxiti dhe zëra vitin e kaluar, se ata ishin ndarë. Në një intervistë në dhjetor 2017, ata dhanë edhe disa detaje mbi dasmën e ardhshme dhe se me paratë do të hapnin një biznes e do të blenin një shtëpi. Por në këto dy vite ka pasur disa situata që flisnin se jeta e tyre jashtë kamerave nuk ishte fare ajo që kishin imagjinuar brenda show-t. Ishte Danieli i pari që njoftoi ndarjen nga Fotinia me një status vitin e kaluar.

“Janë disa arsye përse unë dhe Fotinia kemi vendosur të ndërpresim këtë lidhje duke gëzuar respekt për çdo të mirë dhe të keqe që kemi kaluar së bashku dhe sigurisht, për njëritjetrin. LAFODA”, shkruante Danieli në postimin e tij. Dyshimet e para lindën kur çifti mbylli llogarinë e përbashkët të “Instagram”-it, derisa sot më në fund u pranua prej ish-banorit, i cili më vonë e mohoi, duke u shprehur se i kishin hakuar faqen.

Fotoni-4

Fotinia dhe Danieli ishin çifti “hot” në lojën e “Big Brother 9”, pasi guxonin edhe me skena vërtet hot në kabinën e dushit. 25-vjeçarja nga Gjirokastra, Fotinia, përjetoi një lidhje të bukur me 28- vjeçarin simpatik nga Tropoja. Afeksionin dhe tërheqjen seksuale mes tyre ata e dëshmuan që në fillim të show-t. Danieli dhe Fotinia ishin dy banorët që patën tërheqje që në momentin e parë. Propozimin e parë për lidhje e bëri Danieli, i cili i tha: “Kam shumë qejf të të kisha pak më shumë se shoqe, edhe pse është pak herët”.

Po cila është jeta e Danielit dhe Fotinisë para se të hynin në këtë lojë? Djali nga Tropoja që i vogël jeton në Tiranë. Ai ka studiuar në Fakultetin e Drejtësisë dhe ka një lidhje shumë të ngushtë me familjen, veçanërisht me dy motrat dhe vëllanë. Danieli njihet si djalë me eksperienca, me karakter të fortë e shumë i vendosur dhe këto i sheh si avantazhet e tij për të qenë banor brenda shtëpisë së “Big Brother”. Ndërsa Fotinia e ardhur nga Gjirokastra, në profesion është agjente shitjesh, ndërkohë që ka jetuar për shumë vite në emigracion me familjen e saj.

Fotoni-1

Duke treguar më shumë për veten e saj në lojën e “Big Brother”, ajo u shpreh: “E kam ndërtuar vetë çdo gjë që unë kam sot. Jam futur në punë që 14 vjeç. Jam e pavarur. Unë e kam prekur jetën, kam qenë adoleshente e çmendur”, ishte rrëfimi i saj.

PANORAMA PLUS