Dy vite pas ndarjes së bujshme nga Nikki Bella, John Cena i jep fund beqarisë, martohet fshehurazi

John Cena është martuar fshehurazi me të dashurën e tij, Shay Shariatzadeh në Tampa, Florida.

Çifti u lidhën në fillim të vitit 2019, pas ndarjes së bujshme të yllit të Wrestling me ish-të fejuarën Nikki Bella në 2018-ën.

John Cena dhe Shariatzadeh e bënë lidhjen e tyre serioze shumë shpejt dhe u panë në krahët e njëri-tjetrit përgjatë gjithë vitit të kaluar.

TMZ shkruan se çifti u fejuan fshehurazi dhe më pas kërkuan një certifikatë martese në Florida në fillim të tetorit.

Sipas dokumenteve zrytare të siguruara nga TMZ, ata i thanë “Po” njëri-tjetrit në 12 tetor në një ceremoni të mbajtur në Tampa.

Shay ka lindur në Iran por është shtetase kanadez. Ajo punon si menaxhere e produkteve për një kompani të teknologjisë në Vancouver.

Ndërkohë John Cena është një mundës, aktor dhe reper.

Kjo është martesa e tij e dytë, pasi ai ka qenë martuar më parë me Elizabeth Huberdeau nga 2009 në 2012.

John Cena ishte në një lidhje me Nikki Bellan për afro 6 vjet, por ata u ndanë sepse ai nuk dëshironte fëmijë në atë kohë ndërkohë që Nikki donte të krijonte familje.

Pas ndarjes nga John Cena ajo u lidh me Artem Chigvintsev dhe kanë një djalë së bashku.

/Panoramaplus.al