Dy vajza shkëmbëjnë puthje lezbike në klipin e ri të Alban Skënderaj
Alban Skënderaj ka publikuar dy ditë më parë projektin e tij më të ri me titull “Lea”, një këngë që sjell një mesazh, ashtu si çdo projekt i këngëtarit të dashur për publikun shqiptar. Protagoniste kryesore e videoklipit është një vajzë e cila pasi sheh se nuk e ka kaluar vitin shkollor, vendos të mos qajë, por t’i gëzohet jetës. Ndërsa Albani ka vendosur që kësaj radhe të bëhet pjesë e videoklipit si personazh dytësor së bashku me Miriamin, shkruan Panorama Plus. Siç rrallë ndodh në videoklipet shqiptare, tek ky projekt surprizë është një puthje lezbike mes protagonistes kryesore dhe një vajze tjetër me të cilën takohet në club.