“Dy të preferuarit e mi”, për kë vallë është shprehur kështu Donald Veshaj?
Çifti i përfolur dhe shumë i dashur për publikun, Bora Zemani dhe Donald Veshaj, duket se kanë marrë një fundjavë pushimi larg impenjimeve të skenës dhe ekranit. Ata kanë ndarë me fansat në Instagram disa momente të gëzuara nga pushimet së bashku me Arborin e vogël, djalin e moderatores. Në fotot e publikuara treshja simpatike duket e lumtur duke në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Bora ka postuar foto në rrjetet e saj sociale ku çifti ndodhet në makinë në mes të udhëtimit, por çfarë i tërhoqi vëmendjen të gjithëve ishte Instastory i Donaldit i cili kishte ndarë një foto të Borës dhe vogëlushit të përqafuar dhe kishte shkruar: “Dy të preferuarit e mi.”
Nuk është hera e parë që ish-finalisti i “Big Brother Vip1” shkruan dedikime të ëmbla për të dashurën e zemrës, e duket se ai ka një marrëdhënie të ngushtë edhe me djalin e saj. Sakaq të dy janë shprehur më herët se Arbori ndihet shumë mirë pranë Donaldit.