“Dy shoqe!”- Amarda Toska nuk i kursen më pozat me të voglën e saj në rrjete sociale
Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë prindër të dy fëmijëve, të djalit Noel, dhe të vajzës, Sia.
Fotot dhe videot me Joelin, i cili është djali i madh i shtëpisë, janë më të shpeshta se ato të Sias në rrjete sociale, e cila është vetëm 3 vjeç.
Mirëpo, si duket, Amarda ka vendosur që pak nga pak ta shtojë edhe numrin e postimeve me vogëlushen e saj.
Ditën e sotme, moderatorja ka postuar dy imazhe në Instagram të realizuara jashtë nën rrezet e diellit, teksa në krahë ka Sian.
“Dy shoqe!”, shkroi ajo krahas fotove, në të cilat si mami, ashtu edhe e bija, janë veshur me kostume në ngjyrë rozë.
Pak kohë më parë, Ermal Mamaqi ishte në qendër të vëmendjes për shkak të organizimit të një super feste për ditëlindjen e tij, duke thyer kështu rregullat e pandemisë dhe duke rrezikuar shëndetin e të gjithëve.
Në të ishin të ftuar shumë personazhe të famshëm, mes të cilëve edhe Elvana Gjata, që i vuri “flakën” skenës duke kënduar për mikun e saj më të mirë.