Dy raste të tjera në Shkodër me koronavirus, gruaja u infektua nga bashkëshorti

Dy raste të tjera me Covid-19 janë identifikuar në Shkodër, të cilat mësohet se janë dy gra.
Njëra prej tyre është gruaja e pacientit që ka dalë më herët i infektuar me Covid-19.
Ndërsa e infektuara tjetër është një e moshuar. Shkodra prej disa ditësh është kthyer në një vatër infeksioni, ku është rritur shumë numri i rasteve.
Më 11 prill, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, bëri të ditur se qeveria ka shkarkuar nga detyra prefektin e Qarkut të Shkodrës, pasi sipas Lleshajt, ai nuk kishte menaxhuar mirë situatën.