Dy programe kërcimi po vijnë por kush do jenë konkurrentë dhe anëtarë jurie?
Sezoni i ri televiz në ekranin shqiptar duket mjaft premtues teksa dy programe mjaft të dashura për publikun do rikthehen. Bëhet fjalë pikërisht për emisionet e kërcimit “Dance With Me” dhe “Dancing With The Stars”. Tashmë dihej lajmi që Ilir Shaqiri do të jetë në jurinë e “Dance With Me”, por sipas Kryefjala.com bëhet me dije se bashkë me Ilirin në jurinë e “Dance with Me “ do të jetë Ermal Mamaqi dhe balerina e njohur Klaudia Pepa.
Pas shumë sezonesh si anëtare jurie në “Dance With Me”, këtë vit Valbona Selimllari do të ndyshojë emision pasi do të jetë tek “Dancing With The Stars”. Programi i famshëm i kërcimit pritet të rikthehet në ekranin e Top Channel shumë shpejt në shtator. Në rolin e moderatores do të jetë Bora Zemani dhe aludohet se në ‘Gold Room’ do të jetë Donaldi, por mbetet një thashethem deri më tani.
Konkurrenti i parë është zbuluar tashmë dhe bëhet fjalë për moderatorin Isli Islami që do të jetë pjesë e spektaklit bashkë me konkurrentin e dytë i cili do jetë pikërisht këngëtari Ardit Cuni.
Emri e tjetër që po qarkullon si konkurrente e “Dancing With the Stars” është ai Megi Pojanit por akoma nuk është konfirmuar asgjë. Ndërsa nga kasti i “Dance with Me” kemi emra si Valon Shehu, Orgesa Zaimi, etj.