Dy muaj pas lindjes së vajzës, këngëtarja shqiptare ndahet nga burri!
Rreth një vit më parë u bë i ditur lajmi i romancës mes këngëtares Dafina Dauti dhe kolegut të saj, Tafil Kurtishi.
Pa kaluar shumë kohë, çifti u bënë edhe prindër me ardhjen në jetë të vajzës Kaylee, Dhjetorin e vitit që lamë pas.
Por, në një situatë të pashpjegeueshme që i komplekson ‘dramat’ e serialeve, çifti duket të jenë ndarë.
Vetë Tafili përmes rrjeteve sociale publikisht ka bërë të ditur se është kthyer tek ish-bashkëshortja.
‘Filluam bashkë, kaluam vite bashkë, krjiuam familjen e mrekullushme, bashkë kaluam shumë sfida e fortuna por tani jemi akoma më të fortë se kurrë deri në pleqëri së bashku’ – është shprehur Kurtishi në postimin e bërë shoqëruar me foton e bashkëshortes.
Të gjitha fotografitë e dikurshme me Dafinën më nuk figurojnë në rrjete sociale teksa nuk dihet se cilat kanë qenë arsyet e kësaj ndarje kaq të beftë, pa u mbushur as dy muaj të plotë nga ardhja në jetë e vajzës. /Prive.al