
Dy muaj nga lindja e vajzës, Yllka Kuqi zbulon portretin e së bijës
Këngëtarja e njohur shqiptare, Yllka Kuqi, u bë nënë e një vajze plot 2 muaj më parë, emri i së cilës është Luiza.
Ishte vet Yllka që e bëri të ditur lajmin e lindjes së vajzës përmes një postimi në Instagram, ku edhe publikoi foton e të bijës.
Teksa janë bërë 2 muaj nga ardhja në jetë e të bijës, Yllka ka publikuar një foto të vogëlushes së saj, duke treguar se sa është rritur.