Dy modele shqiptare prekin ëndrrën milaneze, fati i brunes dhe biondes që u përzgjodhën imazhe të kompanisë ajrore

Amina Shena 23 vjeçe dhe Anxhela Haka 20 vjeçe, janë dy modele që u fotografuan së fundmi në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, ndërsa po niseshin për një fluturim drejt Milanos (Itali). Ato do të jenë imazh i një kompanie ajrore, dhe së shpejti fytyrat e tyre do të mbushin Tiranën. Modelet Amina dhe Anxhela, tashmë emra të njohur në botën e modelingut shqiptar u fotografuan pikërisht ndërsa niseshin jashtë Shqipërisë. Nga informacionet pranë modeleve mësuam që ato janë nisur për në Milano, ku kanë realizuar një set fotografik për një kompani avionesh, që ka linjën e saj të fluturimit midis Shqipërisë dhe Italisë. Prej shumë kohësh modelet kanë qenë në qendër të vëmendjes me setet e tyre fotografike dhe aktivitete që janë zhvilluar në Tiranë, e siç duket kjo u ka rënë në sy ndoshta edhe të huajve, të cilët i kanë zgjedhur vajzat për setin e tyre. Presim t’i shohim së shpejti në ndonjë revistë ose në billborde në autostradën tonë, dy vajzat që bashkë duken si velina, pasi janë njëra brune e tjetra bionde. Për më shumë detaje kontaktuam me agjentin e tyre, fotografin e njohur Sonny K Elson, i cili tregoi se vajzat janë zgjedhur midis rreth 20 modeleve që janë paraqitur pranë kompanisë për aplikim nëpërmjet fotove.