Dy lindje brenda një viti, Iva Mera sërish me djalë

Moderatorja shqiptare, vajza e aktorit të njohur Behar Mera, bëhet nënë për herë të dytë. Iva Mera lajmëroi përmes një postimi në Facebook ardhjen në jetë të djalit të saj. Ajo arriti që të mbante larg vëmendjes së publikut shtatzëninë deri në momentin final, ashtu si me lindjen e saj të parë. Më 13 tetor të 2017-s Iva njoftoi se ishte bërë nënë, pasi mirëpriti djalin e saj të parë. Këtë vit vetëm pak ditë pasi festoi 1-vjetorin e fëmijës, ajo mirëpriti djalin e dytë, shkruan Icon Style. Iva dhe partneri i saj zyrtarizuan lidhjen e dashurisë disa muaj para se të lindte gjatë 2017-s, por të dy janë kujdesur që jetën private ta mbajnë sa më larg vëmendjes mediatike.