Dy konkurrentet më të diskutuara në “Për’puthen” marrin vendime të papritura
Prej ditësh është vënë re se Sindi ka munguar në studion e emsionit “Për’puthen” dhe ajo ka një shpjegim për këtë. Konkurrentja i ka dhënë fund rrugëtimit të saj brenda formatit.
“Mendoj se e meritoni nje shpjegim per mungesen time ne studio. Po, eshte e vertet. Nuk jam me pjese e Per’puthen. Shume shpejt do te vij me nje video qe shpjegoj gjithcka… Deri atehere, ju. Falenderoj per cdo mbeshtetje qe me keni dhene ne kete rrugtim sa te gjate aq edhe te veshtire. Ju dua pafund dhe sigurisht nje falenderim i vecante shkon per shqipet e Kosoves dhe Diaspores qe gjithmone kane qene mbeshtetja ime, edhe kur isha me e gjykuara”, ka shkruar Sindi në një postim në InstaStory.
Gjithashtu në media sociale përflitet se edhe shkodrania, Antonela Berishaj nuk do të jetë më prezentë në emisionin e dashurisë.