Dy gëzime në një ditë, Marsela Çibukaj ndan lajmin e bukur me të gjithë ndjekësit

Këngëtarja e famshme shqiptare Marsela Çibukaj, feston dy gëzime sot në shtëpinë e saj. Në këtë ditë të parë pranvere artistja feston ditëlindjen, por pikërisht sot do të publikojë edhe albumin e saj të shumëpritur “Petale”.

Këtë e ka bërë publike vetë Marsela prmes një postimi në Instagram duke shkruar: “Premierë: Ata Puthen. Ora 19:00 “Official YouTube channel”.

Marsela ka lindur në vitin 1984 dhe sot bën plot 40 vjeç. Më herët këngëtarja ka treguar edhe historinë e emrit të saj duke thënë se: “Marrë emrin nga kjo ditë e bukur Marsi…21 mars 1984 ora 9:00 Mami me tha që erdha bashkë me pranverën”.

Vite të gëzueshme dhe plot të suksesshme!

living.al