Dy fjalët e Patrisit për djalin e dytë, që i sqaruan të gjitha dyshimet

Lajmi se Tuna është bërë nënë për herë të dytë i erdhi papritur të gjithëve. Këngëtarja e kishte mbajtur të fshehtë shtatzëninë e për më tepër muajt e fundit u përfol për një ndarje nga Patrisi.
Ky i fundit reagoi pak më parë me një postim në Instagram duke bërë të qartë që ata nuk janë ndarë dhe ai është bërë baba për herë të dytë.

“Mirësevjen në jetë Zen”-shkruan Patrisi krah fotos ku shfaqet vogëlushi.

Ndërsa Tuna postoi disa foto nga lindja dhe shkroi se është shumë e lumtur që Zoti e bekoi me 2 djem.

“Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem. Gëzuar Dita e Nënës! Proud Mom of Tian and Zen”-shkruante Tuna.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 𝗧𝗨𝗡𝗔 (@tunasejdi)