
Dy festa në një ditë, Almeda Abazi ndan përjetimet me plot emocion
Almeda Abazi sot feston ditëlindjen e saj të 27-të. Modelja e martuar me aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman, ka postuar dy foto në Instagram duke treguar se sot ka dy festa. Ditëlindja e saj dhe dyvjetori i martesës. Në njërin imazh Almeda shihet kur ishte fëmijë teksa babai po ia mbante dorën ndërkaq në tjetrin, është burri i saj i cili po i mbante dorën në ditën e martesës, shkruan Prive. “Urime ditëlindja për mua!”, ka shkruar Almeda duke cekur më pas dy gëzimet e saj.
