“Dy dritat e syve të mi”, nëna e Getoar Selimit zbulon marrëdhënien që ka me djemtë

Florije Selimi është nëna simpatike e reperit të njohur Getoar Selimi dhe vëllait të tij më të vogël, Liberian. Në profilin e saj në Instagram ajo poston shpesh foto me djemtë, të cilët duket në pamje të parë se nuk i ngjajnë aspak, pasi ndryshe nga ajo që është bionde, ata janë shumë brunë. Në një prej fotove ku shfaqen dy vëllezërit ndërsa udhëtojnë me makinë, ajo ka zbuluar marrëdhënien shumë të ngushtë dhe speciale me ta, siç ndodh zakonisht ta kenë nënat me djemtë e tyre. “Dy drita e syve të mi. Ju don mami pa fund!”, shkruan ajo poshtë fotos. Nuk ka vonuar komenti i Getoarit, i cili i përgjigjet po me shumë dashuri kur i thotë “Edhe ne ty mam”.