Dy ditë pas, kjo është kënga më e dëgjuar e albumit “Salihi x Ferizi”

Dy nga emrat më të njohur të skenës hip-hop shqiptare, MC Kresha dhe Lyrical Son, kanë publikuar albumin e ri me titull “Salihi x Ferizi”, një projekt që tashmë ka marrë vëmendjen maksimale të ndjekësve. Të gjitha këngët janë lansuar në YouTube para dy ditësh dhe kanë mbledhur dhjetëra mijëra klikime secila brenda një kohe shumë të shkurtër.

Albumi përfshin bashkëpunime me emra të njohur si Geasy, Ledri Vula, Lluni, Elai, Nuke, Shpat Deda dhe të tjerë.

Mes gjithë bashkëpunimeve, kënga më e klikuar deri tani është “Pretty Gal”, një duet me reperin Geasy, që ka ngjallur shumë reagime pozitive dhe është pëlqyer menjëherë nga publiku.

“Salihi x Ferizi” po cilësohet si një prej albumeve më të forta të vitit në zhanrin hip-hop shqiptar, duke kombinuar lirika të fuqishme me beat-e moderne dhe bashkëpunime të zgjedhura me kujdes.

Albumi tashmë është i disponueshëm për dëgjim të plotë në YouTube. Andaj mos e humbisni!

/Prive By Liberta Spahiu